Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, njofton se ditën e diel më 24 prill 2022, do të realizojë punime të planifikuara teknike.
Thotë se do të bëhet ndërrimi i segmentit të gypit transportues DN 600 mm që furnizon me ujë rezervuarin e Kodrës së Trimave në rrugën “ Vëllezërit Fazliu ” në Prishtinë ( Rehabilitimi i gypit të çelikut, i cili për shkak të korozionit ka pasë rrjedhje/defekte të shumta ).
“Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne, përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit, të ditës së diel”, thuhet në njoftim.
Si shkak i këtyre punimeve, pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00-17:00 do të mbesin këto zona: Lagjja Kodra e Trimave në tërësi , lagjja Medrese , lagjja Çamëria , lagjja Kolovica e Vjetër, fshati Llukar, fshati Makovc, fshati Sinidoll dhe pjesa e lartë e lagjes Arbëria ( lagjja e re mbi komunën e Prishtinës) .