Ashtu si çdo vit, java e fundit e tetorit sjell me vete ndryshimin e orës.
Të dielën, në momentin kur ora do të shënojë 03.00, akrepat duhet të kthehen për një orë prapa, në 02.00.
Në këtë mënyrë rikuperojmë orën “që humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.
Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.
Kjo mund të konsiderohet dhe epoka e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore për gjithë vitin.