Të dielën e 30 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, duke bërë që njerëzit të mund “të flenë një orë më shumë”, por edhe të bien një orë më herët.
Si zakonisht, ndryshimi bëhet në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, ndërkaq tek aparatet e telefonave të mençur ndërrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.
Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të shpenzonin më pak energji elektrike.