Partia më e madhe në vend është duke u organizuar që t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme.
Kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti, do të garojë edhe për një mandat katër vjeçar, shkruan Klan Kosova.
Kështu ka njoftuar edhe vetë subjekti politik përmes një shkrimi në Facbeook, ku ka theksuar se “sot (20.09.2022) në ora 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, kryetari i organizatës më të madhe politike në vend, Albin Kurti, shpalosë platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar”.
Deri më tani VV nuk ka njoftuar për ndonjë kandidat tjetër që dëshiron ta marrë timonin e partisë dhe nëse mbetet kështu deri të dielën (25.09.2022), atëherë Kurti do zgjidhet kryetar edhe për një mandat.
Për t’u informuar më shumë rreth zgjedhjeve të brendshme në VV, klikoni në linkun e mëposhtëm.