Sivjet stina e dimrit në hemisferën veriore të Tokës zyrtarisht arrin këtë diele, më 22 dhjetor, në orën 5 e 19 minuta.
Në të njëjtën kohë për banorët e gjysmësferës jugore të Tokës fillon stina e verës.
Në ditën kur fillon stina e dimrit dita është më e shkurtra, ndërsa nata më e gjata e vitit.
Dielli lind në Prishtinë në orën 07:03:55, ndërsa perëndon në orën 16:05:33.
Dita do të jetë e gjatë 9 orë, 2 minuta e 38 sekonda, kurse nata 14 orë, 7 minuta e 62 sekonda.Koha.Net.