Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta ka marrë përkrahjen e deputetëve të pranishëm në seancë plenare, por e pa mjaftueshme për ta votuar në parim.
Ministri i Kulturës Kujtim Gashi arsyetoi projektligjin dhe kërkoi përkrahje, raporton EkonomiaOnline.
“Për shkak se Kosova gjendet në proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit. Në këtë mënyrë MKRS-ja përmes këtij projektligji ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse. Ne paraqesim para jush Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,” tha Gashi para deputetëve.
Teuta Haxhiu në emër të grupit parlamentar të AAK-së tha se do ta mbështesin projektligjin në fjalë.
Ngjashëm, edhe Avdyl Salihu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së tha se do të votojnë pro këtij projektligji.
Driton Çaushi në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së tha se mbështesin në parim këtë projektligj.
“Për çfarëdo sugjerimi eventual do ta mbështesim dhe kontribuojmë në këtë projektligj,” tha Çaushi në seancë plenare.