Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Koliq tw Prishtinës pasi i janë gjetur në shtëpi armë dhe municione.
Sipas njoftimit, autoritetet policore kanë kryer një operacion ndaj tij për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, tetë karikatorë, 61 fishekë, dy armë gjuetie, një pushkë me dylbi dhe qindra fishekë.
“Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve hetimore dhe operative në terren, të cilat kanë për qëllim identifikimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale dhe parandalimin e kryerjes së aktivitetit të tyre, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me sekuestrim të armëve dhe municionit”, thuhet në njoftimin policor.