Të dyshuarit për vrasje në Mal të Zi dhe Serbi para gjykatës në Prishtinë

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:23 | Nga

Katër të arrestuarit një ditë më parë nga Policia e Kosovës, janë sjell para pak çastesh te Gjykata Themelore e Prishtinës, raporton Koha Ditore.

Së shpejti pritet të fillojë seanca ndaj tyre rreth kërkesës së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit. Seanca është duke u zhvilluar pa prezencë të publikut.

Përreth gjykatës, por edhe brenda saj janë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Intervenimit të Shpejtë (NJSI).

Të dyshuarit për vrasje në Mal të Zi dhe Serbi para gjykatës në Prishtinë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme