Të enjten dy seanca, Kusari-Lila e brengosur për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 12:38 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të mbahet dy seanca ditën e enjte, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka sqaruar së këtë ditë do të votohet  Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U morëm vendimi që të etjen të vazhdoj seanca me pikat e pa përfunduar. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision”.

“Do të mbetet sfidë edhe çështje e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancë e 28 korrikut e e cila do të vazhdoj tash me 21 shtator, janë pesë marrëveshje ndërkombëtare te cilat ju shtohen edhe shtate të tjera të cilat janë në pritje”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/tahiri-i-pergjigjet-kurtit-te-dale-ne-zgjedhje-nese-ia-mbane-e-di-qe-e-ka-humbur-fuqine-politike/

Të ngjashme