Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet pas tre ditësh.
Dhe në rend dite në seancën e 7 korrikut, prapë nuk do të jetë demarkacioni.
Kështu tha kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli, menjëherë pasi përfundoj mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
I pyetur për veprimet e opozitës pas vënies se flamurit në kufi me Malin e Zi, Veseli tha se, transmeton kp, nuk është mirët dëmtohen raportet me fqinjë si Mali i Zi.
“Duhet me i lënë folklorizmat që i dëmtojmë raportet tona ndër fqinjësore. Asnjë centimetër e vendit tonë nuk do të shkojë në ndonjë vend tjetër. Është mirë të ndalen gjërat e tilla dhe të mos luhet me emocione. Kjo është shumë fëmijërore”, tha Veseli.