Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e thirrur nga kreu i legjislativit, Kadri Veseli, ka marrë vendim që të enjten të mbahet seancë për inicimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Bilall Sherifi shef i Grupi Parlamentar i Nisma-s pas tha se ditën e enjte pika e rednit të ditës në seancë do të jetë për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.
“Jam në cilësinë e komisionit Ad-hoc për rezolutën e gjenocidit në Kosovë, komisioni ka përfunduar punën e vet e ka dërguar në kryesi dhe kryesia mori vendim që pika për rezolutën e propozuar nga komisioni Ad-hoc të jetë në rend dite ditën e enjte”, tha Sherifi.