Samuel Umtiti është i lumtur te Barcelona.
Mbrojtësi ka deklaruar që nuk po e mendon largimin, pasi që ka edhe shumë objektiva për të arritur me Barcelonën, përcjellë Lajmi.net.
“Ka interes nga klube të ndryshme, mirëpo e them edhe një herë, unë kam edhe shumë objektiva për të arritur me Barcelonën dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi Umtiti për “Canal +”.
“Te unë gjërat ndodhin shumë shpejtë, por momentalisht jam shumë i lumtur te Barcelona”.
“Nuk dua të flas për të ardhmen. Ndoshta ka interesim nga Barca për rinovim, por asgjë nuk ka konkrete deri më tani”, shtoi ai.