Monitoruesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka thënë se gati të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit e kanë filluar fushatën zgjedhore para hapjes zyrtare të fushatës duke e shfrytëzuar mosanksionimin me ligj.
Ai ka thënë se përdorimi i veturave zyrtare është vërejtur në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai thotë se kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe bartësit e këtyre institucioneve, sektorëve do të duhet të ndërmarrin masa dhe t’i ndëshkojnë këto keqpërdorime.
Ai në këtë emision ka folur për reformën zgjedhore, peticionin e dorëzuar në Kuvend për rastin e Astrit Deharit, si dhe për projektbuxhetin e vitit 2017.