Skuadra e Dritës sonte do të udhëtojë në Antalya të Turqisë për të vazhduar fazën përgatitore.
Drita do të udhëtojë në natën e sotme drejt Turqisë, ku atje do të zhvillojë disa ndeshje miqësore si dhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj FC Prishtinës.
Megjithatë, klubet kanë qenë të obliguara për t’u testuar për Covid-19 para udhëtimit në Turqi. Tek skuadra e FC Prishtinës, portieri Alban Muçiqi ka rezultuar pozitiv.
Ndërkohë, Valon Zymberi, drejtori ekzekutiv i FC Dritës ka zbuluar sot rezultatet e testeve të lojtarëve.“Sot kemi marrë rezultatet e testimeve. Të gjithë jemi negativë”.
Prishtina dhe Drita do të takohen me 23 janar në Antalya për ta luajtur Superkupën e Kosovës.