Të gjithë personat mbi 16 vjet në Maltë do të marrin kuponë në vlerë 100 euro

900718148
Prishtinë | 09 Qer 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë personat mbi 16 vjet në Maltë do të marrin kuponë në vlerë 100 euro, ndërsa Qeveria është duke shikuar të ringjallë shpenzimet e publikut dhe konsumin, është njoftuar nga mediumet malteze.

Masa është pjesë e planit të Qeverisë për rigjenerim ekonomik, ndërsa Malta ka filluar të lehtësojë masat e marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Kuponët, që do të ndahen nga pesë me vlerë 20 euro, do të shkojnë te qytetarët me postë.

Njerëzit do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë katër prej tyre vetëm në restorante, bare dhe hotele, ndërsa një kupon mund të përdoret në dyqane të shitjeve me pakicë, që janë hapur së fundi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme