Kryeministri Albin Kurti, të premtën ka paralajmëruar se nga e hëna do t’i nisë takimet me krerët opozitarë për çështjen e Presidentit.
Ekonomia Online merr vesh se takimi i parë do të ndodhë piëkrisht të hënën dhe do të jetë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi pritet të fillojë në ora 11:00 dhe do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.