Organizatorët e iniciativës/peticionit “Drejtësi për Kujtimin” , kanë mbajtur një aksion simbolik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku edhe kanë paraqitur shqetësimet e tyre për mos veprim ndaj këtij rasti, raporton Ekonomia Online.
Sipas tyre kërkesat që kanë paraqitur përmes peticionit janë injoruar nga institucionet
Qëndresa Ademi aktiviste tha se me 30 gusht kanë dorëzuar peticionin në Kuvend dhe se në shtator kanë marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Qeveria, ku kërkesa e tyre për kërkim falje dhe kompensim të familjes nuk është marr parasysh.
“Qeverisë i kemi kërkuar kompensim për familjen e kujtimit, të cilit i janë shkelur të drejtat e njeriut, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Avokati i Popullit, por që nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë ajo.
Vlora Gashi ka thënë se ndaj policëve dhe prokurorit të rasti duhet të iniciohet rast hetimor. Ajo ka thënë se kërkesat e tyre vazhdojnë të mbesin të njëjta, kërkim falje, fillimi i hetimeve dhe kompensim për familjen e tij.
Avokatja Rina Kika, ka thënë se të hënën do të shpallet aktgjykimi ndaj të dyshuarit për këtë rast.
Ka përfunduar gjykimi në rastin e Kujtim Veselit, të hënën do të bëhet aktgjykimi.
Kujtim Veseli 11 vjeçar nga Fushë Kosovë dhe ishte dhunuar seksualisht.