Presidenti i vendit, Hashim Thaçi të hënë do të takohet me Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së, Johanes Hahn.
Zyra për Informim e Presidencës për Ekonomia Online ka bërë të ditur se të dy do të flasin për liberalizimin e vizave.
Nga zyra e të parit të shtetit kanë sqaruar se Presidenti nuk merret me çështjen e taksës, duke shtuar se kjo është çështje e Qeverisë.
“Agjenda zyrtare e presidentit, brenda apo jashtë vendit, bëhet gjithmonë publike me kohë. Në takim me komisionerin Hahn, presidenti do të diskutojë për procesin e integrimit në BE dhe për liberalizimin e vizave”.
“Presidenti nuk merret me çështjen e taksës. Kjo është çështje e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.