“Të hiqet TVSH-ja për bukën në Shqipëri”

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:28 | Nga

Prodhuesit e bukës i kërkuan qeverisë të heqë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, çka sipas tyre do të ulte çmimin e bukës për konsumatorët.

“Ne që e kemi prioritare e kemi 20 përqind bukën. Nëse duam ta ndihmojmë popullin e varfër, por edhe biznesin tonë, duhet të rishikohet”, u shpreh Gëzim Peshkëpia, kreu i shoqatës së prodhimit të Bukës.

Heqja e TVSH-së për bukën ishte vetëm një nga kërkesat e shumta që shoqatat e biznesit i kanë drejtuar ministrit të Financave për paketën e re fiskale, shkruan Tch. Luan Bregasi propozoi që biznesi i vogël të mos paguajë Tatim Fitimi, por një taksë të thjeshtë mbi xhiron.

“Ka pasur edhe opinione nga biznesi i vogël që më mirë të ketë tatim mbi xhiron. Ata kanë edhe hallin e burokracisë administrative që ka biznesi i vogël”, tha Bregasi.

Në paketën e re fiskale, qeveria ul në 5 përqind Tatim Fitimin për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, si dhe lehtëson ndjeshëm barrën për agroturizmin dhe kooperativat bujqësore.

“Pas ndryshimeve të fundit që ne jemi duke ndërmarrë, afërsisht rreth 90% e sipërmarrjeve aktive në vend kalojnë praktikisht ose në taksën 0 ose në një të tretën e asaj që është maksimale, të 15%”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme