Të hyrat globale nga të ardhurat për të drejtat e autorëve të veprave muzikore, audivizuale, teatrore dhe letrare, në vitin 2017, arrijnë në 9.6 miliardë euro, që është 6.2 për qind më shumë sesa në vitin paraprak.
Këto janë rezultatet e raportit zyrtar për grumbullimin e të hyrave të publikuara nga konfederata ndërkombëtare e shoqatave të autorëve dhe kompozitorëve CISAC (Confédération Internationale des Sociétés d’Auteurs et Compositeurs), shkruan sot “Koha Ditore”.
Kompensimi i autorëve nga përdorimi digjital për herë të parë tejkalon kufirin prej 1 miliard eurosh, pas rritjes prej 24 për qind më 2017.
Falë shikueshmërisë dhe kohëve të fundit, rritjes së interesit të përdoruesve për shërbimet e “video streamingut”, në pesë vjetët e fundit të hyrat nga përdorimi digjital gati janë trefishuar (më 166 për qind).
Rrjeti botëror CISAC – i themeluar më 1926 me seli në Paris – në emër të katër milionë autorëve licencon dhe grumbullon kompensimet për të drejtat autoriale dhe përdorimin e veprave të tyre, përfshirë transmetime në televizione, radiostacione, koncerte, transmetime publike, digjitalizim dhe kopjim privat.