Të infektuarit me Coronavirus sot vijnë nga këto Komuna: Prin Vushtrria, ulet numri në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë konfirmuar 83 raste të reja me koronavirus, ndërsa 5 pacientë janë shëruar.


IKSHPK bën të ditur se sot më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.

Sot më 18 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste.

Të ngjashme