Shtatë persona të prekur në Komunën e Hanit të Elezit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke u monitoruar nga Policia.
Kryetari i Komunës së Hani të Elezit, Refki Suma në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka thënë se rasti i parë ka qenë i kontaktit në Ferizaj e pastaj ka infektuar edhe gjashtë familjarët e tjerë.
Suma njoftoj se të gjitha janë izoluar në shtëpi dhe janë duke u monitoruar nga Policia.
Me tej, Suma bëri të ditur se të infektuarit janë nga “Lagjja Curri” në periferi të Hanit të Elezit.
“Rasti i parë ka qenë i kontaktit i marrë nga Ferizaji, pastaj ai e ka transportuar edhe të 6 persona tjerë familjarë. Shtatë personat janë duke u mbikëqyrë nga Policia vazhdimisht dhe të gjithë janë të izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre është e mirë”.
“Të prekurit janë në periferi të Hanit të Elezit që kufizohet me autostradën ‘Lagjja Curri'”, u shpreh Suma duke shtuar se Komuna është pajisura me pajisje elementare nga ministria dhe donacione tjera.
79 raste janë konfirmuar pozitive me Coronavirus. Kjo është bërë e ditur nga IKShPK-ja përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit nga gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore, me SARS CoV-2 pozitiv janë diagnostikuar gjithsej 79 raste.