Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se sot do të mbajë një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Serbisë.
Takimi do të fillojë në orën 13:00 dhe kjo shton gjasat që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës mos të fillojë me kohë.
Ditë në parë Lista Serbe pati theksuar se lidhur me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës do të konsultohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.