Përmes lëvizjes Time’s Up dhe MeToo, gratë në Hollywood kanë folur haptazi për përvojat e tyre në industrinë e filmit, për ngacmimet seksuale dhe sulmet që kanë përjetuar gjatë karrierave të tyre. Aktorja e fundit që u pyet në lidhje me çështjen ishte Sharon Stone.
Në një intervistë me Lee Cowan, Stone u pyet nëse është ndjerë ndonjëherë në siklet në Hollyëood, dhe nëse ka ndonjë histori të ngjashme ngacmimi seksual me ato që kemi dëgjuar. Si reagoi Sharon? Shpërtheu në të qeshura.
Intervistuesi, i çoroditur, vazhdoi: “Je duke qeshur, por s’e kuptoj nëse po qesh se je nervoze, apo se të duket pyetje idiote.”
Pastaj, Sharon mblodhi veten dhe me qetësinë më të madhe iu përgjigj:
“Kam dyzetë vite në këtë industri. E imagjinon dot si ishte gjendja kur iu futa unë kësaj pune para dyzetë vitesh? Ashtu si dukesha unë, nga vija unë, nga hiçi i Pennsylvania-s? Erdha këtu e pambrojtur. I kam parë të gjitha.”
Qartazi, Sharon Stone s’ka ndërmend t’i bjerë rrotull çështjes. Është e trishtë, sidomos pjesa kur shpjegon se ishte e vetme dhe e pambrojtur. Ishte e papërgatitur për ç’e priste në Hollywood. Deklarata e saj është gjithashtu një zile zgjimi, që vërteton se gratë kanë jetuar për shumë gjatë në këtë sistem abuzimi dhe gjërat duhet të ndryshojnë sa më shpejt.