Të martën fillon vaksinimi masiv kundër Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Vaksinimi masiv kundër Covid-19 në Maqedoni të Veriut do të fillojë të martën, raporton “Iliria News Agency”.

Procesi i imunizimit me vaksinë kineze Sinofarm, do të zhvillohet në Shkup, por edhe në qendrat rajonale të vaksinimit në Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Shtip, Ohër dhe Manastir, kurse varësisht nga numri i qytetarëve të paraqitur do të shpërndahen edhe vaksina.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se deri në fund të majit do të ketë pika për vaksinim masiv edhe në Veles e Prilep.

Deri më tash në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 61.603 qytetarë, ndërsa përmes aplikacionit online janë paraqitur 218.577 qytetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme