I mituri ngre dorë ndaj të miturit dhe i shkakton vdekje. Agresiviteti dhe sjelljet delikuente të fëmijëve dhe të rinjve në vendin tonë janë shumë shqetësuese dhe alarmante. Qeveria duhet ta trajtojë si çështje urgjente.
Që nesër të mbahet mbledhje me Këshillin për Siguri të Kosovës. Mbrojtja e jetës së njeriut-fëmijëve kudo qofshin në shkollë apo në rrugë nuk duhet të mbetet nën hije të dialogut me Serbinë. Edhe detyrat e brendshme shtetërore duhet të kryhen, Dhe nëse kryeministri Kurti po merrka me dialogun dhe zv.kryeministri Bislimi, tjerët ku janë që nuk po kryejnë detyrat e veta.
Institucionet e Kosovës që nga paslufta e deri në këtë ditë që vdiq 18 vjeçari i rrahur nga dy të mitur, asnjëherë s’kanë marrë masa për dhunën në shkolla.
Nëse familja kosovare ka shkarë sa i përket edukimit të fëmijëve është shteti/institucioni ai që ndërmerr masa dhe edukon brezin e ri, nuk lejon kaosin në shoqëri.
Disa herë e kemi ngrit si shqetësim dhunën në shkolla dhe mes moshatarëve ku jo pak nxënës kanë përfunduar të vrarë nga bashkëmoshatarë të tyre në brendi të shkollave(oborr) me thika e mjete tjera të ftohta, armë zjarri , mos të flasim që përditë e bullizojnë njëri-tjetrin e rrahën mes vete. Madje ka mësimdhënës që frikësohen prej nxënësve problematik. Pse? Hallkat e shtetit nuk po funksionojnë si duhet dhe institucioni nga rruga po ka pak dallim.
Me shkopinj duke e godit sipas versionit të familjarëve pra ia kanë nxjerrë shpirtin bashkëmoshatarit të tyre ose më të ri se viktima dhe sot nën moshën 18-vjecare janë në paraburgim të ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje).
Dhimbje deri në asht për Kosovën është kjo që ka ndodhur.