Të mërkurën mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” në kryeqytet

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate ka njoftuar se të mërkurën mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra”.

Komunikata e plotë:

Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00.

Në këtë kohë do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge.

Komuna e Prishtines

Të ngjashme