Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë do të organizojë protestë të mërkurën në përkrahje të ish-Komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në njoftimin e AAK-së për media, thuhet se protesta po organizohet pasi Haradinaj “padrejtësisht po mbahet nga autoritet e shtetit të Francës me akuzat e Serbisë”.
Protesta do të mbahet ditën e mërkurë më 11 janar 2017 në ora 11:55 në sheshin “Shkelzen Haradinaj”.