Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se të mërkurën do të organizohet një aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës.
Ai tha se në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
NJOFTIM: të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës
Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit.
Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet nga SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
Andaj ju ftoj të gjithëve pa dallim të bashkohemi në këtë aksion, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij.
Mjedis të pastër – jetë të shëndetshme!