Mbajtja e seancës plenare e paraparë për sot është shtyrë për të mërkurën në ora 10 në mungesë të kuorumit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli menjëherë pas fillimit të seancës ndërpreu punimet në mungesë në mungesë të kuorumit.
Veseli pas ndërprerjes së seancës thirri në takim të menjëhershëm shefat e Grupeve parlamentare për t’u konsultuar lidhur me rrethanat e krijuara në Kuvend.
Pas takimit me shefat e Grupeve parlamentare, vazhdimi i seancës u vendosë të mbahet të mërkurën në ora 10.
Më poshtë keni pikat e rendit të ditës të cilat ishin paraparë për seancën e sotme:
RENDI I DITËS:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018:
- Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
- Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
- Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
- Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.