Të metat e çdo shenje të horoskopit

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 23:36 | Nga

Nga tradhtia tek gënjeshtrat…

Dashi- Agresivitet

Jo se ju vetë nuk e dini, po na lejoni t’jua rikujtojmë se jeni kaq të paparashikueshëm dhe të zjarrtë. Askush nuk i bën dot ballë zemërimit tuaj. Një ditë, gjithë kjo gjaknxehtësi do t’ju shtyjë drejt një vrasje të befasishme. A do të pendoheni më pas? Si dreqi, siç jeni penduar sa herë që e keni kuptuar se e tepruat.

Demi- Grykësi

Doni mundësisht rroba të shtrenjta, ushqim të mirë dhe seks të shkëlqyer. I dashuroni të gjitha këto, i doni mundësisht tani, në këtë moment! Dhe kjo ju bën shpesh të padurueshëm.

Binjakët- Pandershmëri
Gënjeni aq shumë duke i thënë dikujt një gjë, dhe dikujt tjetër diçka tjetër. Nga një anë nuk ju vëmë faj,shkak për dyfytyrësinë tuaj është paqëndrueshmëria që keni në karakter.

Gaforrja- Adhurimi i idhujve të rremë
Ju jeni aq të fiksuar dhe emocionalisht të lidhur me të dashurit tuaj se kjo ju konsumon si njeri. E hidhni poshte veten dhe vendosni ata në piedestal. Jo kaq emocionale gaforre, jo kaq!
 

Luani- Krenari

E dimë që pak dozë krenarie tregon karakter, por ju e keni të sëmurë. Jeni arrogantë, mendoni për veten tuaj dhe nuk bëni hiç pakte me te tjeret.

Virgjëresha- Zili

Doni të ndiheni si personi më i rëndësishëm i kësaj bote. Kur dikush gëzon një vlerë, që një person tjetër, i rëndësishëm për ju e vlerëson tej mase, nisni e skuqeni e përcëllloheni fare përbrenda.

Peshorja– Sqimë
Kushdo që është në shenjën e peshores e di fare mirë sa e rëndësishme është dukja për ta. Krenohen aq shumë me pamjen, janë kaq të fiksuar të duken mirë dhe sa për pasqyrën… oh, më mirë mbajuani larg.

Akrepi- Epsh
Nëse do ulemi e do flasim shtruar për mëkatet e ëmbla, ju duheni “dënuar” kushedi sa herë në ditë. Kaq shumë epsh vlon brenda jush, por kaq e vështirë të dashuroni.

Shigjetari- Tradhtia bashkëshortore
E doni kaq shumë seksin dhe thjesht s’mund të rrini pa parë pak lart e poshtë. Jeni flirtues dhe mundësisht sa më shumë fytyra të reja në shtratin tuaj, aq më mirë

Bricjapi- Lakmi
Jeni konkurrues dhe shumë punëtor. Ama e keqja juaj është se doni shumë më shumë gjëra se kushdo tjetër. Doni të uleni më pas, të rehatoheni dhe të mburreni me sukseset tuaja.

Ujori- Të qenit një profet i rremë
Ju mendoni se jeni një dhuratë e zotit dhe mundësisht më e ndriçuar se e gjithë pjesa tjetër. Ju pëlqen që të tjerët t’ju ndjekin, mendoni se dini gjithçka, kur në fakt mund të keni një mal me të meta.

Peshqit-Përtacëri

Nëse dikush përton mundësisht edhe të jetojë, vini bast se është peshk. Peshqit ecin me një ritëm shumë të ngadaltë dhe jashtë rrjedhës së zakonshme. Të marrit gjërat kaq avash do t’ju lërë shumë mbrapa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme