Fara e avokados duhet dhe mund të konsumohet. Sipas një studimi të botuar në Food Chemistry, fara e këtij fruti ka aktivitet shumë më të lartë antioksidues dhe përmbajtje më të lartë fenolike sesa tuli i ngrënshëm.
Më poshtë do të listojmë 5 përfitimet e të ngrënit të farave të avokados.
Eliminon qelizat kancerogjene
A e dini se 70% e antioksidantëve në avokado gjenden në fara? Farat përmbajnë flavonol, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e rritjes së tumorit.
Rregullon problemet e traktit tretës
Për shekuj me radhë, në Amerikën e Jugut janë përdorur farat e avokados për trajtimin e shqetësimeve të traktit gastrointestinal, duke përfshirë ulcerën e stomakut, kapsllëkun dhe diarrenë.
Shëndeti kardiovaskular
Avokadot janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme në sajë të përmbajtjes së tyre të aminoacideve dhe fibrave distike. Fara gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit parandalimin e pllakave në arterie etj. Dr. Tom Ëu, fitues i çmimit “World Famous Doktor”ka pohuar gjithashtu se konsumon farën dhe ia rekomandon dhe pacientëve.
Forcon sistemin imunitar duke parandaluar përhapjen e radikaleve të lira dhe infeksionet bakteriale, virale dhe kërpudhore!
Antioksidantët e fuqishëm në farat e avokados kanë treguar të ngadalësojnë procesin e plakjes duke rindërtuar kolagjenin, duke riparuar dëmtimin e qelizave dhe duke përmirësuar pamjen dhe cilësinë e lëkurës suaj.