Frutat e thanës konsumohen të freskëta shpesh nga bima në gojë por, edhe mblidhen e ruhen ose tregtohen.
Me frutat janë bërë tradicionalisht shurupe, pije e lëngje të ndryshme, reçel, marmalat, likere, vere raki dhe uthull, në disa vende prodhohet dhe një lloj salce, njofton Klan Kosova.
Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese, ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C, etj.
Ndërsa disa veti të tjera të thanës janë si:
-Është një nga frutat me vlerat më të larta kundër plakjes
-Po ashtu për shkak të flavanoidit, karatinoidit që përmban ka veti antioksiduese
-Përmban edhe melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës
-Rregullon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë
-Është e vlefshme dhe për diabetikët
-Zbritë temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka
-Rrënja e saj ka qenë përdorur në kohët e lashta për të krijuar pomadat që përdoreshin në raste djegieje