Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve për votim, raporton Ekonomia Online.
“Është shumë mbresëlënëse dalja e madhe e njerëzve në këtë numër kaq të madh. I ftoj të gjithë të votojnë në një ditë të qetë dhe të shkojë qetë dhe që t’i zgjedhim udhëheqësit lokal”, ka thënë ai.
Ndërkohë që në mënyrë të organizuar qytetarët serbë iu janë drejtuar qendrave të votimit.
Ky organizim konsiderohet i kundërligjshëm.
Vëmë në fokus se “Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike apo profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg.”
