Të paktën 100 akte antisemitike të kryera në Francë që nga fundjava

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 100 akte antisemitike, të përbërë nga “kryesisht mbishkrime”, janë regjistruar nga policia franceze që nga e shtuna, tha ministri i brendshëm Gerald Darmanin në një intervistë me stacionin radiofonik “France Inter”.

Grafitet përfshijnë svastika dhe thirrje për të vrarë hebrenjtë, përpos “disa akteve më serioze”, duke përfshirë njerëz me armë të ndaluara në hyrje të vendeve hebraike, tha ai.

Aktualisht nuk ka asnjë kërcënim terrorist islamik që synon veçanërisht hebrenjtë në Francë, shtoi Darmanin.

Por ai paralajmëroi se “urrejtja në internet është lëshuar”, me një nivel “jashtëzakonisht të ngritur” të raporteve të abuzimit antisemitik në internet, raporton CNN transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme