Të paktën 141 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve në Japoninë perëndimore.
Kjo është përmbytja më e rëndë e shkaktuar në Japoni në më shumë se tri dekadat e fundit.
Shumë të tjerë janë zhdukur, ndërsa rreth dy milionë banorë janë evakuuar nga ky regjion.
Autoritetet kanë hapur sallat e shkollave dhe gjimnazeve për t’i pranuar të evakuuarit.
Më shumë se 70 mijë njerëz po punojnë në gjetjen e personave të përmbytur.