Disa militantë të dyshuar kanë sulmuar një hotel luksoz në kryeqytetin e Kenisë, Nairobi duke lënë të paktën 15 persona të vdekur.
Ndërtesa, e cila gjendet në distriktin Westlands, është sulmuar të martën nga disa persona të armatosur.
Deri në orët e vona të mbrëmjes zyrtarët kanë thënë se rrethimi ka përfunduar mirëpo të shtënat me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar edhe gjatë ditës së mërkurë.
Grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab ka thënë të ketë qenë mbrapa sulmit.
Burimet policore kanë thënë se të paktën 15 persona janë vrarë mirëpo ky numër nuk është konfirmuar ende nga Qeveria.
Disa civilë është raportuar se janë ende të bllokuar në ndërtesë dhe disa të tjerë u kanë nisur mesazhe familjarëve teksa janë fshehur.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, një amerikan është në mesin e personave të vdekur.
Kenia është përballur me një varg sulmesh terroriste në vjetët e fundit, sidomos në zonat afër kufirit me Somalinë.