Së paku 15 persona janë vrarë në pjesë të ndryshme të Bangladeshit, në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në vend.
Vendvotimet janë mbyllur derisa ka pasur shumë akuza për manipulim të zgjedhjeve. Komisioni i Zgjedhjeve i ka thënë “Reutersit” se ka dëgjuar për këto akuza dhe do t’i hetojë ato, transmeton Koha.net.
Sipas mediave, dalja në zgjedhje në vendin që ka 165 milionë banorë, nuk ka qenë e lartë.
Zgjedhjet pritet t’i fitojë kryeministrja aktuale Sheikh Hasina, duke i dhënë asaj mandatin e tretë me radhë. Ajo është kryeministrja që ka shërbyer më së gjati në histori të Bangladeshit, derisa u zgjodh në këtë pozitë në vitin 2009.