Të paktën 22 të vdekur pas kalimit të stuhisë “Usman” në Filipinet

| 30 Dhj 2018 | 13:04 | Nga

Të paktën 22 persona vdiqën pas kalimit të një stuhie që përfshiu këtë fundjavë pjesën qendrore të Filipineve, sipas një bilanci të ri të raportuar nga autoritetet.

Bilanci i mëparshëm njoftonte për katër të vdekur. Megjithëse intensiteti i erës së stuhisë “Usman” nuk ishte shumë i fuqishëm, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në rajonet e Bicolit dhe Visayasit.

Pjesa më e madhe e viktimave u gjetën të mbytur nga niveli tepër i lartë i ujit ose nga rrëshqitjet masive të dheut. Numërohen 16 të vdekur në rajonin e Bicolit dhe gjashtë në Visayas lindore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme