Të paktën 84 të vdekur pas shpërthimit të cisternës me karburante në Sierra Leone

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 84 persona u vranë pasi një cisternë karburanti shpërtheu në periferi të kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown.

Mohamed Lamrane Bah, i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Sierra Leone (NDMA), i tha CNN se disa njerëz u plagosën gjithashtu në incident, ku ca prej të cilëve janë në gjendje kritike.

“Autoritetet kanë transferuar të plagosurit në spitale gjersa janë tërhequr trupat e pajetë. Përpjekjet për shpëtim kanë përfunduar”, shtoi Bah.

Yvonne Aki-Sawyerr, kryetarja e Freetown, shkroi në Facebook se ajo “u godit nga lajmet për një shpërthim në rrugën Bai Bureh pasi një kamion që transportonte karburant u përplas me një kamion tjetër”.

“Videot dhe fotot nga rrjetet sociale janë të dhimbshme për t’u parë. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të shpërthimit. Shpirtrat e të ndjerit prehen në paqe të përsosur”, shtoi Aki-Sawyerr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme