Zbulohet një lloj i ri i virusit Ebola

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 10:05 | Nga

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri të virusit Ebola tek lakuriqët në Sierra Leone, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit të lajmeve “The Scientist”, Qeveria e Sierra Leone njoftoi se në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë në vend është zbuluar një lloj i ri i virusit Ebola të cilin e kanë quajtur “Bombali” për shkak të emrit të rajonit ku është zbuluar.

Në hulumtimin e përbashkët të universiteteve Colombia dhe California dhe organizatës kërkimore shkencore, EcoHealth Alliance, u theksua se ky lloji i ri i zbuluar, nuk dihet ende nëse transmetohet tek njerëzit.

Drejtuesi i lartë i EcoHealth Alliance, Peter Daszack, në deklaratën për STAT News, tha se kanë vendosur që të bëjnë publike zbulimet e ekipit për të filluar programe edukative në parandalimin e përhapjes së virusit.

Ekspertët nga ana tjetër këshilluan banorët e rajonit Bombali që të qëndrojnë larg lakuriqëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme