Të paktën pesë të vrarë nga granatimet ruse në Donetsk

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Dyshohet se pesë persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas bombardimeve të fundit ruse në Donetsk të Ukrainës, njofton administrata ushtarake e rajonit.

Viktimat kur ndodhën granatimet ishin ulur në një stol pranë një shtëpie në fshatin Torske, sipas zyrës së prokurorit rajonal të Donetsk, shkruan CNN.

Granatimet ruse vranë gjithashtu edhe dy civilë, ndërsa lanë të plagosur një tjetër në vendbanimin Yampil të Donetsk , u shpreh Pavlo Kyrylenko, kryetar i administratës ushtarake në një intervistë për mediat ukrainase.

Në total rajoni Donetsk është duke u banuar nga 492,000 banorë,  përderisa Ukraina po vazhdon përpjekjet për evakuim.

Të ngjashme