Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në qendrën e votimit bashkë me një numër të madh truprojesh, të cilët e kanë rrethuar dhe janë kujdesur për sigurinë e të parit të ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.
Pasi votoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, Kurti tha se komuna është qeliza e Republikës. Me këtë rast, ai i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
“Si qytetar i republikës porsa e ushtrova të drejtën demokratike për të votuar, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është e rëndësishme në njërën anë për qytetarët dhe është qeliza e Republikës. I inkurajo qytetarët që ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre, nëpërmjet udhëheqësve. Moti është i bukur dhe pjesëmarrja është e pritshme. Mekanizmat shtetëror do të kujdesen për mbarëvajtje. Më 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të suksesshëm të zgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik”.