“Të papërgjegjshëm ata që po e politizojnë dialogun e brendshëm për Kosovën”

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 13:58 | Nga

Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Branko Ruziq beson se të gjithë ata që janë thirrur për dialogun e brendshëm për Kosovën duhet të përgjigjen, duke shtuar se të gjithë ata që duan të politizojnë këtë, po tregojnë papërgjegjshmëri.

Ruziq për ‘N1’, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka filluar një temë të ngarkuar duke shtuar se ai vet e mbështet këtë çështje e cila për shekuj me radhë po e mban Serbinë, sikur “një guralec në këpucë”.

“Nuk mund të jetojmë në të kaluarën ky është shekulli 21. Dhe e vërteta është se Kosova nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare”.

Ministri serb beson se Serbia është larg një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe se është e rëndësishme të përshpejtohet sa më shpejt zbatimi i marrëveshjes së Brukselit në mënyrë që të tregohet përgjegjësia ndaj qytetarëve serbë dhe atyre shqiptarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme