Të prekurit me sindromën Down udhëtojnë në Prishtinë për terapi

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Forumi Kosovar për Persona me Aftësi të Kufizuara kërkon nga qeverisja lokale e Gjilanit sigurimin e hapësirave, ku do të mundësohet zhvillimi i aktiviteteve dhe shërbimeve për personat e prekur me sindromën Down, shkruan sot Koha Ditore.

Ai thotë se 35 persona të prekur me këtë sindromë për mungesë shërbimesh detyrohen të udhëtojnë për në Prishtinë .

Nga Komuna është kërkuar që të alokohet një buxhet për kategorinë e personave me sindromën Down, me qëllim financimin e aktiviteteve të tyre ashtu siç financohen edhe kategoritë e tjera të personave me aftësi të kufizuara.

Për këtë çështje kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim Bujar Kadriun, kryetarin e Forumit Kosovar të Personave me për Aftësi të Kufizuara, që merret me trajtimin e rasteve të personave të prekur me sindromën Down. Kreu i Gjilanit është zotuar se do të mbështetë funksionalizimin e zyrës , e cila do të krijojë mundësi për dhënien e shërbimeve profesionale për fëmijë dhe të rritur, të cilët janë të prekur me këtë sindromë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme