Të premten diskutohen pazaret për pozitën e presidentit dhe ministritë

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Duket se pazaret politike për ndarjen e pozitës së Presidentit dhe ministritë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin fund, ato do të vendosen të premten mes dy kryetarëve, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka paralajmëruar se me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa do të takohet nesër (premten) gjatë ditës.

Kurti do të takohet me kreun e LDK-së, për të diskutuar për finalizimin e marrëveshjes për koalicionin e ardhshëm.

Të dy së bashku do të diskutojnë për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë postet ministrore dhe çështjen e presidentit.

Kurti ka komentuar edhe deklaratat e LDK-së që posti i kryeministrit baraspeshon me gjashtë apo më shumë ministri, duke thënë se diçka e tillë nuk qëndron pasi siç ka thënë, populli përmes votës e ka zgjedhur atë për kryeministër.

Kujtojmë se dy kushtet kryesore të LDK’së janë pozita e Presidentit dhe ministria e Punëve të Jashtme, shkruan gazetametro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme