Reperi Gjiko dhe Elita Rudi do të martohen këtë të premte.
Çifti kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë vetëm pak muaj pasi u fejuan dhe kjo ndodhi për shkak se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Gjiko dhe prezantuesja e njohur janë në lidhje tash e disa vite dhe bashkëjetojnë që një kohë në Prishtinë.
Dasma e tyre do të zhvillohet në White Garden Hotel i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku të ftuar do të jenë rreth 700 njerëz, njofton Klan Kosova.