Kryeministri Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit, raporton Ekonomia Online.
Pas takimi kreu i Qeverisë ka thënë se nga e premtja në orën 15:00 do të fillojë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusit.
Ai ka thënë se të gjitha përgatitje teknik janë bërë në këtë drejtim dhe se tërheqja e mjeteve do të bëhet në afat optimal.
“…të fillojmë zbatimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Falënderoj Trustin dhe BQK-ja për kryerjen e procedurave teknike, në mënyrë që shumë shpejt të fillojë procedurat për tërheqjen e këtyre fondeve”.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve”.
Kryesuesi i Bordit Drejtues të Trustit, Ruzhdi Morina tha janë duke punuar në 24 orë në përgatitjen e fillimit të aplikimit për tërheqjen e mjeteve nga qytetarët.
Ai tha se për të aplikuar qytetarët do të duhet të japin vetëm numrin personal dhe atë llogarisë bankare
“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë llogaria bankare dhe numri personal. Presim që shumë shpejtë të bëhet pagesat për aplikimet dhe e para presim që pagesat të bëhet para fundvitit”, tha ai.
Kurse zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, tha se është nënshkruar marrëveshje për shkëmbim të të dhënave për 70 mijë persona, raporton EO.
“Kemi nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për shkëmbin të informacionit për të dhënat të informacionit për 700 mijë persona janë nda në sistemin e përbashkët të cilat do ta lehtësojnë sistemin e aplikimit”.
Në bazë të Ligji për rimëkëmbje ekonomike, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Kontributpaguesit që kanë kursime deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë ata brenda pesë vjetëve të ardhshme.
Kurse kontribuuesit që kanë mbi 10 mijë euro nuk do të kompensohen.