Të premten protestohet në Fushë-Kosovë, aktivistët akuzojnë policinë për neglizhencë rreth vrasjes së 12 vjeçarit

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Një grup i aktivistëve janë mbledhur para stacionit policor në Fushë Kosovë që në mënyrë simbolike kanë kërkuar të protestohet kundër neglizhencës së policisë në rastin e 12 vjeçarit.

“Për gjashtë muaj kjo polici nuk ndërmori asgjë për ta mbrojtur 12 vjeçarin nga përdhunimet e as nga vrasja. Ky rast shfaq racizmin e rrënjosur ne institucionet tonë, duke i bërë ato bashkëfajtore në këto krime”, ka thënë Gazmend Qyqalla, pjesëtar i komunitetit rom.

Para stacionit aktivistët kanë lënë bluza të bardha me ngjyrë të kuqe.

Ata kanë derdhur edhe ngjyrë të kuqe para stacionit, që sipas tyre tregon bashkëfajësinë e institucioneve më vrasjen e 12 vjeçarit nga Fushë Kosova.

Protesta do të mbahet të premten në orën 2. Marshi do të fillojë në lagjen Meshari e do të përfundojë para stacionit policor në Fushë Kosovë.


Të ngjashme