Të premten seancë e jashtëzakonshme për Buxhetin 2022, dhe adresim i Vjosa Osmanit

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e 46 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Konform kërkesës, Kryesia vendosi që seanca të mbahet të premten, më 17 dhjetor, në orën 11:00, për të bërë shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Paraprakisht, në orën 10:00, Kuvendit do t’i adresohet presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

U.d. e kryetares së shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për medie, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, bëri të ditur vendimet e Kryesisë.

Ajo tregoi se në të njëjtën ditë do të shqyrtohen edhe pikat e mbetura nga seanca e kaluar.

Në vazhdim Kusari-Lila ka folur edhe për krizën energjetike në të cilën po përballet Kosova. Ajo tha se gjendje e tillë është në tërë rajonin, për të cilën tha se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Kusari-Lila tha para gazetarëve se në strategjinë e qeverisë 2022-2031 do të parashihen parametrat kryesorë të furnizimit me energji elektrike për vitet e ardhshme.

“Qeveria është në hapa dinamikë të trajtimit të strategjisë për vitin 2022-2031 në të cilën parashihen parametrat kryesorë të furnizimit me energji elektrike, jo vetëm për dekadën e ardshme, por për shumë vite me radhë”, tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi disa nga çështjet në të cilat Qeveria e ka vënë theksin gjatë trajtimit të strategjisë.

“Theksi është tek rritja e masave efiçiente, gjegjësisht efiçienca e energjisë elektrike tek burimet e ripërtrishme, e natyrisht edhe ruajtje e bazës së furnizimit me energji përmes thëngjillit me kapacitetet aktuale”, tha Kusari-Lila.

“Ne jemi në kontakt edhe me ministrinë relevante. Do të përcjellim rrethanat dhe besojmë se do të sanohet si defekt në kuadër të Kosovës B. Parashihet që problemet të jenë sot dhe dy ditë të tjera. Është periudhë dimri dhe do të evitohet problemi me ngrohje dhe furnizimi me energji. Kriza energjetike është shpallur si rrjedhojë me gaz. Tashmë qeveria është në hapa dinamik në trajtimin e strategjisë”, tha ajo.

Të ngjashme